Shmanget tragjedia në Gramsh/ 60 vjeçari që dhunonte gruan, kapet me Kallashnikov dhe 1400 fishekë

11:26 02/10/20202min242
f31176295d745fb66eb4aa739ad67ef3_L

Policia e Gramshit ka shmangur tragjedinë në një familje në fshatin Zgjup në Gramsh, ku ka arrestuar kryefamiljarin pasi dhunonte bashkëshorten. Kjo e fundit ka telefonuar policinë pasi kishte frikë se burri mund ta vriste sepse kishte armë në shtëpi.

Policia është nisur drejt fshatit Zgjup në Gramsh dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet R.D, 60 vjeç, ndërsa është sekuestruar një kallashnikov dhe 1400 fishekë.

Njoftimi i policisë:

“Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një shtetase që jetonte në fshatin Zgjup, Gramsh, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.

Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto