Shkrumbohen dy makina në një parkim në Vlorë, Policia jep detajet e para

11:43 25/10/20202min92
-640-0-5f9527c2cbd8e

Dy makina kanë marrë flakë në orët e opera të mëngjesit të ditës së sotme në në lagjen “Pavarësia” të  Vlorës.

Automjeti tip Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht. Sipas policisë ngjarja mendohet të jetë aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto