Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se kanë gjetur zgjidhjen për ndalimin e pandemisë, tregojnë ilaçin i cili parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

17:42 04/12/20202min167
1-10-780x439

Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Georgia të SHBA-ve, pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin anti-bakterial i cili brenda 24 orëve parandalon që të sëmurët të përhapin coronavirusin tek personat e paprekur, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për ilaçin MK-4482/EIDD-2801 i njohur ndryshe si Molnupiravir, i cili brenda ditës parandalon bartjen e COVID-19 tek personat e tjerë,.

Në krye të ekipit ishte mjeku Richard Plemper, i cili ka zbuluar se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

“Është demonstrimi i parë i ilaçit që në mënyrë të shpejtë bllokon bartjen e SARS-COV-2. Kjo nënkupton kthesë e madhe për shkencën”, ka shtuar Plemper.

Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të mos ndodh vaksinimi masiv nëpër botë, do të parandalonte pasojat katastrofale që tashmë ka filluar t’i shkaktojë pandemia.

“Kemi vërejtur që ilaçi MK-4482/EIDD-2801 ka luftuar virusin në sistemin respirator, dhe në mënyrë të dukshme lufton përhapjen”, ka thënë për fund Plemper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto