Shkelje e masave të Covid-19, Policia vendos më shumë se 1,000 gjoba

14:58 16/10/20201min141
Policia-Kosovee-696x392

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur 1050 gjoba për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

Neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto