Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës/ Dhjetëra të arrestuar, tonelata kokainë dhe miliona euro cash të sekuestruara

10:30 17/09/20201min70
download (1)

Mëngjesin e kësaj të enjte është zhvilluar një super aksion i policisë Italiane në bashkëpunim me skuadrat anti-drogë, të Holandës dhe Europol, ka bërë të mundur shkatërrimin e një prej karteleve më të fuqishëm të drogës.

Sipas policisë Italiane ky ishte “lider i grupeve kriminale shqiptarë të specializuara në trafikun botëror” të kokainës por edhe heroinës.

Në përfundim të aksionit të koduar ”Los Blancos”,  janë kryer me dhjetëra arrestime si dhe janë sekuestruar tonelata kokainë si dhe miliona euro cash.

Policia Italiane pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto