Shkarkohet nga detyra e trajnetit të Kaljarit Eusebio Di Françesko

14:47 22/02/20212min43

DI-FRANCESKO

Humbja me rezultatin 0-1 ndaj një kundërshtari direkt si Torino në luftën për mbijetesë, rezultoi fatale për Eusebio Di Françeskon i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit tek skuadra e Kaljarit.

Rezultatet negative të njëpasnjëshme e dërguan presidentin e klubit sard Tomazo Xhulinin të merrte këtë vendin drastik në gjysmën e sezonit për të larguar nga pankina e skuadrës së tij ish-trajnerin e Romës dhe Sasuolos.

Aktualisht skuadra nga Sardenja renditet në vendin e 18 në kuotën e 15 pikëve, -5 nga Torino e vendit të 17.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit 51-vjeçar e ka bërë publike vetë klubi i Kaljarit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Gjithashtu skuadra sarde ka komunikuar se ka zyrtarizuar dhe drejtorin e ri sportiv i cili do të jetë Stefano Kapoxuka.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KALJARIT –

“Klubi i Kaljarit komunikon zyrtarisht se trajneri i skuadrës së parë, Eusebio Di Françesko nuk do të jetë më tekniku ynë. Njëkohësisht me të, janë ndërprerë marrëdhëniet edhe me stafin e tij teknik. Klubi i falënderon të gjithë për profesionalizmin dhe punën e kryer gjatë kësaj kohe. Gjithashtu klubi i Kaljarit njofton zyrtarisht se Stefano Kapoxuka do të jetë drejtori ynë i ri sportiv. Klubi sard i uron mirëseardhjen dhe i uron një punë të mbarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto