Shiu përmbyt qytetet në vend/ Nisin problemet në Durrës dhe Vlorë, bashkitë thirrje qytetarëve: Shmangni daljet!

20:32 12/10/20202min165
iuyjhnbhrft-696x537

Reshjet e shumta të shiut përgjatë ditës së sotme kanë përmbytur disa prej qyteteve në vend.

Në Durrës dhe në Vlorë, raportohet se ka bllokime të akseve kryesore rrugore.

Gjithashtu shiu  vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Ndërkaq, bashkia e Vlorës, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet me automjete dhe ato në këmbë, që nuk janë të domosdoshme.

“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë,”- shkruhet në postimin e bashkisë.

E gjithë java që sapo ka nisur parashikohet të jetë me shira të dendur.

Sipas Meteoalb, temperaturat kanë zbritur goxha në krahasim me ato të javës që lamë pas, duke lajmëruar ardhjen e dimrit. Vlerat luhaten nga 9-20 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *