‘Shih Atdheun se po ta merr greku!’ / Rama sherr LIVE me komentuesin: Aty e ke Liken dhe Monën…

14:25 29/09/20201min101
edi-rama11-703x405-1

Kryeministri Rama po zhvillon një konferencë për shtypi me gazetarët, ku nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe komentuesit e tij në mediat sociale, të cilët kanë ndërhyrë gjatë deklaratave të kreut të qeverisë.

“Lëre ekonominë, por shih atdheun se po ta merr greku”- i shkruan një komentues Ramës, i cili nuk ka hezituar që t’i përgjigjet dhe t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.

“Atdheun mbroje me Liken i dashur, e ke Liken aty. Edhe me Lulin edhe me Monën me kanoe, madje dhe Vjosën. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërisë nga grekët dhe nga armiqtë imagjinar të Likes, Monës dhe Lulit.”- tha Rama në përgjigjen e tij ironike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *