Shfrytëzimi vajzës 17-vjeçare si prostitutë/ E ëma sjell detajet tronditëse nga jeta e saj…

13:49 21/09/20204min148
sexual-abuse.1.407622

Policia e Tiranës rreth një muaj më parë vuri në pranga 2 persona, partnerë me njëri-tjetrin pasi shfrytëzonin për prostitucion një 17 vjeçare. Kjo histori nxori në pah probleme të thella të një familje që ka përjetuar veç dhimbje. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti u trajtua historia e 40 vjeçares, e cila është nënë e vetme dhe ka rritur pa asnjë ndihmë 2 fëmijë.

Të rrisë fëmijët e saj pa baba, asaj i është dashur të kalojë një kalvar të madh dhune dhe paragjykimesh pasojat e të cilave i ka ndjerë edhe e bija 17 vjeç që e çuan më pas në rrugën e prostitucionit. E papranuar nga partnerët dhe nga familja e saj, 40 vjeçarja ka jetuar me rroba në duar sa në një shtëpi në një tjetër. Moment mjaft dramatik në jetë ka qenë kur një i moshuar që i afrohej familjes si gjysh i vajzës së mitur kërkoi favore seksuale ndaj saj.

Prej këtij momenti vajza la shkollën dhe filloi të shoqërohej me persona problematik që i mësuan drogën dhe e futën në një rrjet prostitucioni.

40 vjeçarja, e cila të ardhur të vetme ka vetëm pagën si pastruese, është endur rrugëve të kryeqytetit në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar të bijën e cila dhunohej nga tutorët dhe shpesh kërcënohej edhe me jetë. Këto dhe të tjera detaje tronditëse gruaja i tregoi sot.

“Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqija dhe ia çonte motrës. Ai ka abuzuar me motrën time. Nga ana tjetër babai më prekte në vende intime. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhain tim. U detyrova të kryej marrëdhënie në sy të shumë njerëzve.

I kalova gjithë këto peripeci. Njoha një djalë dhe ngela shtatzënë. Shkova tek prindërit shtatzënë, por prindërit kërkuan që unë ta braktisja fëmijën. Vajza ime nuk e njeh të atin. Me shumë peripeci kam mundur ta mbaj vajzën dhe ta regjistroj kur ajo ishte 8 vjeç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto