Sherri në Mykonos/ Dënohet ylli i M.United, sajoi përdhunimin e motrës. Avokati grek: Plehrë, t’u kërkojë falje shqiptarëve

0807e568-f77b-479c-b126-c8e56d0318d7-770x433

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.

Nga ana e tij, avokati grek u shpreh se ylli i ‘Djajve të Kuq’ duhet të ulë kokën me turp, për ‘gënjeshtrat’ e sajuara për “shqiptarët që u përpoqën t’i përdhunojnë motrën”.

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene. Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Sot edhe 29-vjeçari Christopher Sharman u përball me akuzat e sulmit dhe abuzimit verbal.

Të tre mohuan pretendimet pas përleshjes së pretenduar në ishullin Mykonos, javën e kaluar. Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi.

Ylli i United, me një vlerë prej 85 milion euro, u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai po bisedon me Gareth Southgate përpara se Anglia të nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve.

Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar – vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare.

Miliona tifozë tani do të shohin nëse lojtari do të mbajë vendin e tij për ndeshjet e muajit të ardhshëm në UEFA League League, kundër Islandës.

Trajneri i “Tre Luanëve” paralajmëroi se ai mund të përjashtohet, nëse ndryshojnë faktet e informacionit.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje, i tha MailOnline: Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një sërë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan motrën e tij. Kurrë nuk kam dëgjuar për ‘mbeturina’ të tilla. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke”.

‘Maguire duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto