Sherr për një femër në mes të Beratit/ Tërhiqet zvarrë 19-vjeçari, përfundon në spital me prerje të shumta në fyt

12:44 09/09/20202min281
sherriiii

Dy grupe të rinjsh janë përplasur midis tyre duke degjeneruar në një sherr masiv në një lokal në qendër të qytetit të Beratit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së djeshme ku të rinjtë ishin të ndarë në grupe, duke konsumuar pije alkoolike.

Të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në pedonalen e qytetit. Ndërsa arsyeja e përplasjes ka qenë një femër.

Sherri ka degjeneruar më pas në grushte e shkelma. Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë  një 19-vjeçar, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.

Nga sherri ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me inicialet S.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por djemtë ishin shpërndarë. Identifikimi i tyre u arrit vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit S.D, që sollën edhe prangosjen e minorenit R.H., 17-vjeç, autorit të plagosjes së 19-vjeçarit S.D.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto