Shërbime “ekstra” në qendrën e masazhit/ Gjykata vendos fatin e dy vëllezërve Roshi

14:34 14/09/20201min101
7-3-640x476-1

Kanë dalë përpara trupës gjykuese këtë të hënë Mario Roshi dhe Andi Roshi.

Dy vëllezërit u arrestuan pak ditë më parë, pasi shfrytëzonin ambientin e një qëndre masazhi për prostitucion.

Gjykata Penale e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes, ka vendosur të lërë në burg Mario Roshin, që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, si dhe arrest shtëpie për Andi Roshi, i kauzuar për “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Gjatë seancës mësohet se avokati mbrojtës i Andi Roshit ka kundërshtuar vendimin, nën pretendimin se akuza nuk është e provuar.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit rekrutonin vajza minorene, të rritura e të divorcuara, përmes rrjeteve sociale, më pas dilnin me to dhe iu ofronin punë. Pas këtij, momenti, vajzat nisnin punë si masazhatore. Por me kalimin e kohës, kur klientët besnikë të qendrës shfaqeshin ato kryenin edhe “shërbime ekstra”, sipas kërkesës, kundrejt një shume të caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto