Shënohet përplasja e parë mes Bashës dhe Kryemadhit / Ja detaji që ra në sy në deklaratën e sotme të kryedemokratit

12:42 15/10/20202min112
lulzim-basha-vs-monika-kryemadhi-770x433-1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sërish sot në një deklaratë për mediat dhe gjëja e parë që u vu re ishte fakti se ai e ka respektuar vendimin e qeverisë për ta bërë të detyrueshme maskën në çdo ambient.

Ai është shfaqur në konferencën e sotme me gazetarët me maskë, në ndryshim nga ditët e tjera, kur nuk e mbante një të tillë.

E mesa duket, Basha ka zgjedhur që të pranojë vendimin e marrë nga qeveria, duke dhënë dhe shembullin e tij për qytetarët që e mbështesin dhe e përkrahin, por duke dalë kështu kundër aleates së tij, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila pak ditë më parë është shprehur e qartë se ajo nuk do ta mbajë maskën në rrugë, duke vijuar më tej se do të përballet me çdo punonjës Policie që do ti kërkojë llogari, apo do të vendosë gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto