Shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama poston videon e veçantë

09:40 05/09/20203min59

nenetereza

Kryeministri Edi Rama, nuk ka harruar të kujtojë ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, ku ka publikuar një video duke i bërë jetëshkrimin e saj.

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme me mesazhe të shenjtores.

Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto