Shënjestra: U shtriva në tokë dhe shpëtova! / Vrau shokun e ngushtë, zbardhet dëshmia e Stjuart Smakajt

10:43 19/08/20203min85
page-54

Është zbardhur dëshmia e Stjuart Smakaj, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e Gledis Krajës, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër.

Stjuart Smakaj, i cili aksidentalisht vrau shokun e ngushtë, i penduar është shprehur para grupit hetimor pas dorëzimit se nuk e dinte që në makinën drejt së cilës qëlloi nga kati i dytë i banesës, ndodhej shoku i ngushtë, Gledis Kraja.

Bëhet me dije se Stjuart Smakaj ka qëlluar me armë drejt pronarit të një mobilerie, Denis Halili me të cilin ka bërë sherr, por aksidentalisht një plumb ka kapur mikun e tij 23 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Autori kishte porositur mobilie për shtëpinë, por kur porosia i erdhi poshtë pallatit, Smajku debatoi me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën.

Pastaj në lagjen e tyre të quajtur ‘Qafëhardhi’, ka shkuar dhe pronari i mobilerisë me të cilin kanë filluar debatin derisa ka degraduar në përdorimin e armës.

“Nuk e dija që në makinë ishte edhe shoku im. Kam debatuar me Denis Halilin dhe kam qëlluar nga kati i dytë i pallatit” mësohet se është shprehur ai.

Ndërkohë që shënjestra ka rrëfyer si u shpëtoi plumbave.

 “Deri tek makina më ndoqi shoku i autorit Gledisi, në momentin kur u qëllua me armë u shtriva në tokë dhe më pas ika me shpejtësi” tha ai.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip ‘Ford’, ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë, u bë shoshë nga plumbat.

Stjuart Smakaj njihet si një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto