Shefja e ONM Calavera dhe Varhelyi: Të ndalen sulmet e padrejta ndaj vetingut

10:38 08/10/20201min105
EjvGgLeX0AQchhR-1068x801

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi bashkë me drejtuesen ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, zhvilluan të mërkurën një takim me anëtarët e Institucioneve të vetingut ku i kanë inkurajuar të vazhdojnë punën pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm.

 “Reforma në drejtësi duhet të vijojë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”- janë këto mesazhet që dy zyrtarët e lartë, kanë adresuar.

Unë vlerësoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. BE mbështet fort procesin e vetingut që është çelësi për të dërguar Shqipërinë më afër BE-së” është shprehur Varhelyi.

Ndërkohë Calavera përcolli mesazhin për ndalimin e sulmeve të padrejta.

“Është e rëndësishme që procesi i vetingut të vijojë me të njëjtin profesionalizëm dhe vendosmëri për të siguruar që që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkruan Calavera në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *