Shefja e KE-së braktis Samitin e BE-së/ Vendoset në karantinë pas kontaktit me një person të prekur nga koronavirusi

18:06 15/10/20202min139
Ursula1-707x450-1-696x443

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka theksuar se do të vendoset në karantinë pas kontaktit që kishte pasur me një person të prekur nga koronavirusi.

Ajo bëri të ditur se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, më pak se një orë pasi nisën punimet, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv ndaj COVID-19.

Ursula von der Leyen shpjegoi se do të shkonte në karantinë, pasi ishte vërtetuar se ka kontakt me një pacient të infektuar me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

Ursula von der Leyen deklaroi përmes një statusi në “Twitter” se vetë ishte testuar ndaj koronavirusit dhe kishte dalë negative.

Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo.

Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto