Shefi i Urgjencës Kombëtare jep lajmin e madh: Nuk do të ketë karantinë, nga fundi i gushtit pritet…

20:43 15/08/20205min186

Brataj-Skender-1100x620-1-696x392

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur me nota optimiste sa i përket të ardhmes që e pret vendin tonë në përballjen me pandeminë e koronavirusit, ndërsa kjo sipas tij nuk duhet të ndikojë në uljen e vigjilencës dhe mosndjekjen e protokolleve të rekomanduara nga ekspertët.

Brataj tha gjatë një bisede me skype me Fax News se tamponi për personat familjarë të të cilit kanë dalë pozitiv nuk janë të domosdoshëm në rast se nuk ka simptoma duke argumentuar se shpesh nuk janë të sakta përgjigjet për shkak të një sërë faktorëve.

Detyrat janë të ndara për çdo institucion, ne kemi urgjencën, por në një situatë të tillë, nëse kanë një familjar me Covid, nuk është e domosdoshme bërja e tamponit, pasi edhe nëse tamponi del negativ në disa raste, nuk del pozitiv dhe për këtë ka shumë motive. Sepse nëse nuk ka simptoma nuk e jep shpesh edhe tamponi pa kaluar disa kohë. Shpesh këmbëngulet edhe pse pa simptoma për të hequr merakun.

Tamponi natyrisht është e vetmja mënyrë për ta zbuluar, por nuk ndodh gjithmonë që përgjigja të jetë vendimtare. Ka që dalin negativ, por nuk do të thotë se janë 100% të infektuar. Kur bëjmë tamponin mund të dalë negativ por nuk përjashton praninë e sëmundjes. Herë pas herë pacient pozitiv kanë dalë negativ dhe më pas janë kthyer në pozitiv. Po nuk pate shenja nuk është e thënë po ashtu se je negativ. Si prognozë e sëmundjes dhe si terapi nuk ndryshon asgjë. Në këtë periudhë mund të shfaqen edhe viroza të tjera të stinës.”, u shpreh ai.

Në lidhje me rikthimin e mundshëm të karantinës, Brataj e hodhi poshtë, suke thënë se nuk e mendonte as nuk do e rekomandonte, ndërsa theksoi se ashpërsim të masave mund të ketë nëse shtohen rastet dhe qytetarët nuk ndjekin udhëzimet.

Ai u shpreh gjatë intervistës se nuk është nga ata që beson se do ketë valë të dytë, ndërsa pohoi se virusi ndodhet mes nesh.

Nuk është folur për karantinë, nuk do të ketë dhe nuk e këshilloj. Ndërkohë shtrëngimi i masave me rritjen e rasteve mund të vijojë. I kuptoj njerëzit për vështirësitë që kanë por shëndeti mbi të gjitha. Gushti do të jetë kështu. Shpresoj dhe mendoj se nga fundi i Gushtit dhe Shtatori të kemi numra drejt zbritjes. Nuk ka valë pas vale, siç flitet ka valë të parë valë të dytë. Virusin e kemi këtu”.

Brataj tha se gjithë çështja është për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor, ndërsa pohoi se nuk është rritur vdekshmëria por shpeshtësia e përhapjes së virusit.

“Nëse numri i të infektuarve ndodh në kohë shumë të shkurtër, numri i pacientëve që kanë nevojë për shumë përkujdesje mund të krijojë kolaps në sistemin shëndetësor. Mendoj se nuk do të ketë ndryshime të mëdha katastrofike që kë kap virusi do humbi jetën, nuk është e vërtetë. Sot kemi mbi 3000 të infektuar, 114 janë në spital, të tjerët shumica nuk kanë as simptoma e disa ndiqen nëpër banesa. Është një sëmundje si gjithë të tjerat, nuk është shtuar vdekshmëria, por është shpeshtësia e përhapjes së virusit që na shqetëson”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *