Shefi i Policisë së Beratit dhuron plazmën pas fitimit të betejës me Covid-19

09:08 29/08/20201min148
a847db81806c44e62426fb1fc1e621bb_L

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati, pasi arriti të fitonte betejën me Covid-19 është vetë ofruar për të dhuruar plazmën për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Nallbati i është përgjigjur thirrjes nga Ministria e Shëndetësisë për të dhuruar plazmën, që mund të ndihmojë për shërimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.

Kujtojmë që më herët e kanë dhuruar plazmën mjekët, Skënder Brataj dhe Roland Xhaxho, të cilët e kanë fituar betejën me koronavirusin pak kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto