SHÇBA del me sqarimin zyrtar: A po hetohet policia e Elbasanit për ekzekutimin e bujshëm

10:38 24/05/20212min84
POLICIA-ELBASAN

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e Everest Cakës, pak ditë më parë në Elbasan, ngjarje në të cilën mbeti e plagosur dhe bashkëshortja e tij Silvana Caka.

Nga ana e SHÇBA mohohet që të kenë nisur hetime për Policinë e Elbasanit, lidhur me ngjarjen.

“SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto