SHBA,Biden/ Beteja në 5 shtete kyçe të sigurt në fitore: Do i kalojmë 270 vota elektorale

09:06 06/11/20201min75
bvb-525x350

Data në SHBA shënon 6 dhe  vendi nuk ka ende fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Ai që po i shkon më shumë afër fitores është pikërisht Joe Biden, ish-zv/presidenti që mjafton të mbajë avantazhin në Arizona dhe Nevada për të shpallur fitoren.

Beteja tashmë është përqëndruar në 5 shtete kyçe, ku Biden kryeson në 2 prej tyre kurse Trump në 3 të tjerat. Një zyrtar i lartë afër Biden në një  deklaratë mbrëmjen e së enjtes është shprehur akoma më optimist pasi ka theksuar se ”Ne jemi të sigurt se do të kalojmë 270″.

Nga ana  tjetër Trump ka vijuar me akuzat se votat po vidhen teksa ka kërkuar vazhdimisht të ndalet procesi i numërimit. Joe Biden i duhen vetëm 6 vota elektorale për të fituar zgjedhjet.

Georgia, Pensilvania, Arizona, Nevada dhe Karolina e Veriut do të vulosin përfundimisht se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto