SHBA/ Joe Biden merr vendimin e parë si President i zgjedhur

20:03 07/11/20201min290
-640-0-5fa6eda8b2c3a

Joe Biden ka në plan të mbledhë task-forcën e tij të përbërë prej 12-personave për të diskutuar për Coronavirus të hënën, shkruan CNN.

Task forca thuhet se do të drejtohet nga tre kolegë të tij: Ish Gjenerali Kirurg Vivek Murthy, ish Komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave David Kessler dhe Dr. Marcella Nunez-Smith i Universitetit të Yale.

Njoftimi, i cili erdhi vetëm pasi Biden u parashikua të fitonte zgjedhjet presidenciale, sinjalizon se sa seriozisht ai planifikon të përqendrohet në pandeminë e koronavirusit që nga fillimi i mandatit të tij.

Biden nuk pritet të shpallë nominimet e kabinetit këtë javë dhe mund të presë derisa të jetë i qartë kontrolli i Senatit, thanë burimet e CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto