SHBA e fundosi familjarisht, reagon për herë të parë Aishe Haklaj dhe TRONDIT me detajet që bën publike për Berishën

16:15 24/05/20214min170
-800-0-60abc26c6a16c

Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.

Reagimet kanë qenë të shumta, por nuk kishte si të mos mungonte dhe Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë.

Teksa e quan Sali Berishën “Sllobodani shqiptar dhe Sali bisturia”, Aishe Haklaj ka rënditur disa nga bëmat e ish-kryeministrit.

REAGIMI I PLOTË

Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia.

Qëndrimi i DASH ndaj dinastisë Berisha ishte i shumë pritur për familjen tonë. Ne e kemi pritur këtë qëndrim që në Vitin e zi të 1997, sepse populli e bëri atë që duhej bërë duke e rrëzuar Saliun dhe kliken e tij nga pushteti. Siç duket tani janë pjekur kushtet që të merrej një qëndrim i tillë sepse në ‘97 shteti ishte i krimbur në çdo qelize të tij nga vete Saliu.

Drejtësia shqiptare ishte ajo e plepave të Saliut, e cila ishte e komanduara dhe e deleguara e atij faqeziu. Saliu ju mori shqiptareve kafshatën në gojë dhe hyri në politikë për të ç’bërë shtetin shqiptare ashtu siç e ç’bëri dhe për ta sllavizuar atë.

Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia. Shqiptaret e Kosovës kishin dy avantazhe gjatë përpjekjes se tyre për të shkëputur zinxhirët 100 vjeçare të robërisë.

Njëri fat ishte se na mbiu Amerika në derë dhe fati tjetër ishte se Saliu nuk ishte në pushtet në kohën e luftës  së Kosovës.

Gjatë kohës se pushtetit pushtues të Saliut, patriotet, atdhetarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës martire u dekonspiruan, u arrestuan, u burgosen dhe u zhduken.

Dëshirojme që ky qendrim i DASH të jetë një proces në vazhdim. Ne i kemi parë me sy dhe i kemi prekur me dorë krimet shteterore të Saliut.

Në 2006 kur krimi shteteror i Saliut bëri një gjenocid ndaj familjes tonë duke nxjerrë në Interpol të mbijetuarit e familjes tonë dhe duke hapur njekohësisht gjygje të paragjykuara në mungese ndaj të mbijetuarve. E veç  këtyre duke na detyruar të largohemi nga atdheu yne dhe duke na shëmbur shtëpinë e dhunuar edhe varret e të vdekurve.

Në këtë kohe ju kemi drejtuar edhe ambasades amerikane ku ambasadore ishte Marsi Ris. Gjatë gjithë kohës bënim denoncimet e radhes, por Drejtesia shqiptare ishte e kriminalizuar dhe e kapur nga çbërësi i shtetit dhe vrasesi i shqiptarëve Sali Berisha.

Urojme që Drejtesia e re shqiptare të verë në banken e të akuzuarve të gjithë ata që kanë bërë krime, e sidomos ata që kanë përdorur, shpërdorur dhe abuzuar me shtetin siç është rasti i dinastisë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto