SHBA/ Biden vetëm 6 vota elektorale larg fitores, Trump i pakënaqur: Tashmë është bërë dëmi në integritetin e sistemit

11:56 05/11/20204min93
uuu-2-600x338

Në Shtetet e Bashkuara ka vijuar numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane. Deri më tani, kandidati demokrat Joe Bien është në epersi ndaj rivalit të tij republikan presidentit Donald Trump.

Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 214 vota elektorale. Biden arriti të fitoje edhe Michiganin, një shtet i rëndësishem qe ka 16 vota elektorale.

Në Michigan jeton edhe një komunitet i madh i emigranteve shqiptare. Sipas FOX Neës, tashmë mbeten për t’u numëruar edhe pesë shtete të rendesishme, Pensilvania që ka 20 vota elektorale ku Trump është në epërsi, Xhorxhia me 16 vota elektorale ku në një epërsi të lehtë është Trump, Karolina e Veriut me 15 vota elektorale ku në epersi është Donald Trump, Nevada me 6 vota elektorale ku Joe Biden është në epersi dhe Alaska me 3 vota elektorale ku në epersi është Donald Trump.

Pas njoftimeve për fitore në Mishigen, Biden tha se pret që t’i fitojë zgjedhjet. “Pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se do të fitojmë shtete të mjaftueshme, për të arritur 270 votat elektorale, të nevojshme për të fituar presidencën. Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se do të jemi fituesit” u shpreh Biden.

Ndërkohë fushata zgjedhore e Presidentit Donald Trump tha se kishte ngritur një proces gjyqësor në shtetin Xhorxhias që kërkon ndërprerjen e numërimit të votave në këtë shtet. Padia, e ngritur kundër Bordit Zgjedhor të Qarkut Çatham i kërkon një gjykatësi të urdhërojë Qarkun të sigurojë dhe veçojë fletët e votimit të ardhura pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, sipas një dokumenti gjyqësor të lëshuar nga fushata. Fushata e Presidentit Trump ka ndërmarrë një sulm juridik në disa shtete të lëkundura pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Këto do të mbahen mend si një nga zgjedhjet më të debatuara dhe kontestuara në histori të SHBA, fill pas deklaratës së Trump se ”zgjedhjet po vidhen”. Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Pikërisht akuzat filluan për votën me postë, që pritej të favorizonte demokratët, kurse Trump kishte rezerva për të pasi e konsideronte si jo të sigurt. Gjithsesi Trump-i ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to në rast se ndodh.

 

foto galeri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto