Sharon Stone tregon se pozoi nudo për revistën ‘Playboy’ me qellim për të marrë rolin kryesor në “Basic Instinct”

19:17 15/10/20205min160
20759924-0-image-a-69_1573213057985-780x439

Aktorja Sharon Stone bëri zgjedhjen e guximshme duke pozuar nudo për revistën “Playboy” në 1990, në mënyrë që ajo të mund të merrte një rol në filmin “Basic Instinct”.

Në atë kohë, Stone nuk ishte një aktore e njohur kështu që zgjodhi një mënyrë strategjike, që të merrte pjesën që më vonë do ta kthente atë në statusin e një ‘seks simboli’.

Ajo luajti personazhin kryesor, Catherine Tramell, përballë Michael Douglas, i cili luajti detektivin Nick Curran në këtë film.

Sharon Stone (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb)

Gjatë një paraqitje në The Drew Barrymore Show të mërkurën, Stone tha, “Unë vendosa që të bëja një artikull të ‘Playboy’ posaçërisht sepse doja të isha pjesë e Basic Instinct”.

“Nuk e kuptova se çfarë do të ndodhte kur bëja filmin”, pranoi ish-modelja.

Stone shtoi: “Unë mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë atë. Nuk kisha perspektivë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte”.

Pas publikimit të këtij filmi, fama e yllit u rrit dukshëm dhe i hapi dyer për shfaqje e role të reja në Hollywood.

Stone më vonë ishte e pranishme edhe në: “Casino”, “Silver”, “Catwoman” etj.

Në vitin 2006, ajo përsëriti rolin e saj për vazhdimin e “Basic Instinct 2: Risk Addiction”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto