
Shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Malit të Zi duke nisur nga e shtuna e 9 gushtit, detajet për mënyrat e lëvizjes do të përcaktohen këtë të premte, teksa ky vendim sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha, është marrë pas kërkesave dhe presioneve të komunitetit të turizmit.
Kufiri i Malit të Zi, veç Shqipërisë do të jetë i hapur edhe për Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.
Boban Mugosha gjithashtu ka theksuar se për këtë vendim ka ndikuar edhe
gjendja e përmirësuar epidemiologjike me koronavirusin e këtyre shteteve.