Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

19:28 13/09/20203min141
thirrje-antishqiptare-780x439

Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë krejtësisht normale për qytetarin e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Ende nuk dihet nëse Prokuroria do të ndërmerr masa në lidhje me këto brohoritje kundër shqiptarëve./Telegrafi/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto