Serbia i quan “histerike” reagimet në Kosovë pas deklaratës së Vuçiçit/ “Dialog ose konflikt”

21:07 12/11/20202min79
133ED6C0-1428-4743-A9B9-7ED7E8C1B50C_w1597_n_r1_st-780x439-1-400x225

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet nga policia kosovare ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë. Vuçiç tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se priste që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagonin ndaj “kërcënimit” të Vuçiçit për “luftë të dhunshme”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. “Kosova nuk është as Nagorno Karabak, as konflikt i ngrirë”, tha në anën tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës, duke shtuar se “krahasimet e qëllimshme të Vuçiqit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç sqaroi se mesazhi kryesor i Vuçiçit sot ishte se; për Serbinë dhe popullin serb, “paqja është më e rëndësishmja”.
“Nëse përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë janë njësoj të interesuar për paqe, ata duhet ta mirëpresin dhe mbështesin një angazhim të tillë nga Beogradi. Serbia dhe presidenti i saj konfirmojnë vazhdimisht, edhe me fjalë, edhe me vepra, se ne jemi garantuesi më i fortë i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe këtë e kuptojnë dhe e mbështesin të gjithë faktorët relevantë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Petkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *