Serbi kërcënon me jetë Albin Kurtin: Terroristë shqiptarë që duhet të digjeni.Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje shpërthen dhe dënon ashpër sulmin ndaj…

09:27 23/02/20213min25

-640-0-c5a672c47bb55b0b0dda1b7909c2c777

Kërcënohet përmes llogarisë në Twitter kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiç.

Kurti në postimin e tij për dhunën e ushtruar ndaj djalit të politikanit serb kërkonte që të ndiqen autorët e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiç është i njëjtë me Listën Serbe.

Serbi kërcënon me jetë Albin Kurtin: Terroristë

Ndër të tjera ai prezanton veten si ”serb i ri ”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shkruan në Twitter një person ndaj Albin Kurtit.

Serbi kërcënon me jetë Albin Kurtin: Terroristë

Ky kërcënim, vjen pasi Kurti dënoi sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto