Serbët fillojnë me avazin e përhershëm / Artikulli i Kurir: Egbo kërcënon Crvena Zvezda-n, na pret ‘Ferri’ në Tiranë!

09:45 20/08/20202min94
Screenshot_2

Përballja Tirana-Crvena Zvezda ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave si shqiptare, ashtu edhe atyre serbe.

Ka qenë e përditshmja serbe, “Kurir”, që nxitoi një ditë më parë të shkruante se kampionët e Serbisë i pret ferri pa tifozë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eliminator të Champions League.

Në fakt do të jetë një ndeshje krejt normale, me serbët favoritë në letër dhe Tiranën maksimalisht të motivuar nga ndeshja e parë me Dinamo Tbilisin.

Miliona arsye kanë bardheblutë për të luajtur fort dhe për të tentuar mrekullinë: kualifikimin në raundin tjetër të Champions League.

Ndeshja luhet në “Air Albania Stadium”, më 25 gusht prej orës 20:00.

Sigurisht pa tifozë, por do jetë e pamundur t’i shmangësh ata rrugëve të kryeqytetit, apo pranë stadiumit.

Në Serbi, veç “ferrit pa tifozë” të ditës së djeshme, tani komentojnë edhe deklaratën e trajnerit Emanuel Egbo.

“Kërcënimet e para nga Tirana ndaj kampiones së Serbisë, trajneri i skuadrës shqiptare: Kemi një avantazh ndaj Crvena Zvezda, Zoti do jetë në anën tonë”, është titulli i artikullit të “Kurir”, shoqëruar edhe me konferencën për shtyp të nigerianit të Tiranës.

Gjatë këtyre ditëve, lajmet për këtë ndeshje pritet të jenë të shumta në mediat serbe dhe normalisht do të jetë e pashmangshme mungesa e titujve bombastikë me provokime e nacionalizma.

Tirana-Crvena Zvezda ka nisur jashtë fushe…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto