Senatori brazilian kapet nga policia me një shumë të madhe parash të fshehura në të brendshmet e tij

14:43 17/10/20202min106
42501185_101-e1602930131504-780x439

Një senator brazilian dyshohet se u kap me një shumë të madhe parash të fshehura në të brendshmet e tij, gjatë një bastisjeje nga Policia Federale të mërkurën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, bastisja erdhi si pjesë e një hetimi të gjerë për shkak të keqpërdorimit të mundshëm të fondeve gjatë menaxhimit të situatës pandemike.

Senatori, Chico Rodrigues, i cili përfaqëson rajonin e Roraima në Senatin Federal, konfirmoi se bastisja ndodhi në shtëpinë e tij në Boa Vista. Ndërkohë, ai e ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.

Senatori Chico Rodrigues

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Lartë duke cituar hetimin e policisë, thuhet se Rodrigues u gjet me rreth 5,800 dollarë të fshehura në pantallonat e tij të shkurtra gjatë kontrollit të shtëpisë së këtij të fundit nga policia.

Pamjet të cilat u xhiruan në momentin e bastisjes nuk u autorizuan nga gjykata për publikim.

“Unë do ta vërtetoj që jam i pafajshëm dhe nuk kam bërë ndonjë shkelje”, u shpreh Rodrigues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto