Seferi: Në Serbi, Vuçiç po konsiderohet humbës përballë Kosovës për zhvillimet me Izraelin

23:53 10/09/20202min77

idro-780x439

Bashkëpunëtori i RTV Dukagjinit, Idro Seferi  ka përshkruar zhvillimet në Serbi pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Seferi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” nga Beogradi ka thënë se Serbia ditët e fundit ka pasur hamendje në lidhje me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

“Opozita serbe e ka parë si problematike këtë zhvillim pasi sipas tyre, Serbia me zhvendosjen e ambasadës po rreshtohen kundër botës demokratike përjashtuar SHBA-të”, tha ai.

Seferi thotë se Serbia në fillim po shqyrton hapjen e një zyre ekonomike në Jerusalem por sipas tij ambasadori i Izraelit në Beograd sot ka ftuar në takim autoritetet serbe për të sqaruar këtë çështje.

Gazetari thotë se në Serbi për temën e Izraelit Vuçiq është parë humbës përballë palës kosovare.

“Vuçiqi është akuzuar si humbës pasi Serbia në këtë pikë nuk përfiton shumë ndërsa Kosova ka marrë njohjen nga Izraeli”.

Seferi thotë se megjithatë Donald Trump në Serbi ka fituar shumë simpati pasi sipas tij ai po shihet si një president që merr parasysh edhe kërkesat e serbëve për dallim nga para ardhësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *