Sara Hoxha “shpërthen” kundër ndjekësve pas komenteve pa takt

10:16 05/12/20201min119
sarahoxha_105412374_3297326053644431_2952752586035386609_n-2-750x375-1 (1)

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Blogerja ka ndarë momente të ndryshme nga pritja e ëmbël, së cilës tashmë po i vjen fundi. Mirëpo, teksa Sara pritet të lindë nga dita në ditë, ndjekësit duket se e kanë “bombarduar” me pyetjen përse nuk ka lindur akoma apo kur do të lindë. Komentet e shumta, kryesisht pa takt, duket se e kanë bezdisur Sarën, e cila ka reaguar nëpërmjet një InstaStory.

“O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë? Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime? Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështuqë shumë shumë faleminderit për dashurinë,” ka shkruajtur blogerja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto