“Sami Frashëri”/ Rama publikon videon nga shkolla e re ,do të rilindë më e sigurt, hipokrizia është helmi më i rrezikshëm!

15:40 04/11/20201min44
edi-rama-768x450-1-696x408

Edhe kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e debatit për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, në Tiranë, pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me një video, që sipas tij, tregon se aty vijojnë punimet, Rama thekson se hipokrizia është helmi më i rrezikshëm.

“Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre… Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër🙏”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto