Rusia regjistron rekord ditor të rasteve me COVID-19, vetëm në Moskë infektohen 5,261 persona

11:24 01/11/20202min70
rusia-780x439

Rusia ka regjistruar një rekord ditor sa i përket rasteve të infeksionit me COVID-19.

Sipas medieve ruse,  në 24 orët e fundit janë infektuar 18,665 persona, prej të cilëve 245 prej tyre kanë vdekur, ku numri total i të vdekurve ka arritur në mbi 28 mijë.

Nga numri i të infektuarve, 5,261 janë në Moskë, duke çuar shifrën totale të infektuarve në mbi 1.64 milion persona.

Ditë më parë, Ministria ruse e Shëndetësisë u ka dërguar një urdhër mjekëve dhe institucioneve mjekësore, duke u kërkuar atyre të koordinojnë çdo koment publik mbi pandeminë COVID-19.

Po ashtu, një punonjës shëndetësorë në Rusi ka zbuluar pasojat e pandemisë që është përhapur në masë të madhe në vend, duke filmuar kufomat e mbështjella në morg.

“Kufoma kudo, kufoma”, dëgjohet duke thënë ky burrë derisa ecte në korridorin e hapësirës ku futen kufomat.

Videoja është filmuar në qytetin siberian Novokuznetsk, rreth 480 kilometra nga kufiri me Kazakistanin, në kohën kur Rusia po ballafaqohet me një valë tjetër të COVID-19, pavarësisht se tërë kohën Kremlini pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 dhe thotë se ka filluar të japë efektet e para “pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto