Rusia paralajmëronë BE dhe SH.B.A.: Mos ndërhyni në Bjellorusi

13:16 26/08/20201min70

bjell

Rusia ka paralajmëruar Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit  fqinj të saj Bjellorusisë si  dhe të mos vendosin sanksione.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se asnjë presion politik ose sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj administratës së Minskut në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Bjellorusi.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Stephen Biegun u takuan në Moskë para kësaj deklarate dhe vlerësuan situatën në Bjellorusi.

Protestat masive dhe grevat kundër Presidentit Alexandr Lukashenko në Bjellorusi vazhdojnë prej gati dy javësh.

BE dhe SHBA kishin kritikuar ashpër zgjedhjet e 9 gushtit që rezultuan në fitoren e Lukashenkos. Opozita në Bjellorusi pretendon se zgjedhjet u fituan nëpërkjet mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto