Rudina Dembacaj zbulon nëse do të rikthehet apo jo në ekran këtë sezon!

16:38 07/09/20202min79
7-1

Tashmë ka ardhur momenti ku çdo program apo moderatore, zbulon “lëvizjen” e radhës. Gjatë kësaj periudhe, ka patur zëra të shumtë për largime moderatoresh, mbyllje programesh apo edhe “blerje” të reja të televizioneve.

 

Megjithatë, një nga programet që nuk u aludua asnjë moment që do të mbyllej, ishte ai i Rudina Dembacaj, “Mos i fol shoferit”. Si për ironi, pikërisht ky program është vendosur të mos jetë pjesë e sezonit të ri televiziv dhe këtë e ka zbuluar vetë moderatorja.

 

Rudina është shprehur gjatë një interviste se pas 3 vitesh, është menduar e arsyeshme që “Mos i fol shoferit” të ketë një pauzë për një afat të pacaktuar. Gjithsesi, Rudina do të jetë pjesë e ekranit me programin e ri “2 Botë”, i cili pritet të fillojë së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *