Rrugët e Londrës mbushen me flamujt kuq e zi, shqiptarët në Britaninë e Madhe mbajnë marshim paqësor

21:15 20/09/20202min91

wewewe
Ky lajm është bërë me dije nga faqja “Lëvizja Patriotike Shqiptare” që ka lajmëruar këtë marshim të tyre në orën 16:00, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

LONDËR – Qindra shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Angli janë mbledhur pasditen e kësaj të diele për të marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e  Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Të rinj, të moshuar e fëmijë në venat e të cilëve ka gjak shqiptari, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atosferën me Himnin e Flamurit.

Ky lajm është bërë me dije nga faqja “Lëvizja Patriotike Shqiptare” që ka lajmëruar këtë marshim të tyre në orën 16:00, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

Por jo vetëm  shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se: Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto