Rritje e madhe e rasteve me Covid-19 në Britani, do të prezantohet sistemi i bllokimit me tre nivele

18:43 12/10/20202min96
UK-Covid-696x462

Autoritetet shëndetësore britanike kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket pandemisë.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se 13.972 njerëz janë infektuar me koronavirus.

Gjithashtu u bë e ditur se 50 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e Covid-19, pasi kishin rezultuar pozitivë brenda 28 ditëve të fundit.

Kjo përfshin 43 në Angli, katër në Uells, tre në Irlandën e Veriut dhe asnjë në Skoci.

Në total, 618 mijë persona janë infektuar me virus dhe kanë vdekur 42,875 njerëz.

Prej ditësh, Britania po sheh rritje drastike të rasteve, çka ishte paralajmëruar më herët nga epidemiologët, nëse nuk do të zbatoheshin masat.

Megjithatë, kryeministri britanik, Boris Johnson, është shprehur se nuk beson se Britania e Madhe e ka të nevojshme vendosjen e një karantine të plotë për të luftuar koronavirusin.

Johnson është duke prezantuar strategjinë e qeverisë së tij me tre nivele në parlament këtë pasdite. Në vend pritet që të vendosen disa nivele alerti që klasifikohen në të Mesëm, të Lartë dhe Shumë të Lartë.

Kreu i qeverisë tha se niveli i alarmit mesatar do të mbulojë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar. Niveli i Lartë pasqyron bllokimet aktuale lokale ndërsa masa synon të zvogëlojë transmetimin nga familja në familje.

Niveli i alarmit Shumë i Lartë do të zbatohet aty ku transmetimi i virusit po rritet me shpejtësi, tha Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto