Rritja e rasteve fut sërish në karantinë Greqinë, ja sa pritet të zgjasë. Disa nga aktivitetet që do të mbeten të hapura

23:56 04/11/20202min122
greqia

Greqia ka vendosur një bllokim të dytë në të gjithë vendin për të ndaluar rritjen e shifrave të të infektuarve me COVID-19.

Kështu ditën e nesërme është vendosur që kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kreun e Komitetit të Ekspertëve të dalin në një deklaratë dhe të komunikojnë vendimin, me të cilin është dakordësuar edhe BE.

Mësohet se bllokimi i përgjithshëm do ta zgjasë për rreth një muaj, duke nisur që nga data 7 nëntor 2020.

Përveç mbylljes në shtëpi (padyshim që sistemi me SMS që ishte i vlefshëm në bllokimin e parë do të zbatohet gjithashtu) të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç supermarketeve, dyqaneve ushqimore, farmacive, pikave të karburantit dhe përgjithësisht atyre që kanë artikuj në treg.

Po ashtu edhe shkollat ​​do të mbyllen me përjashtim të shkollave fillore, ndërsa sistemi i mësimit në distancë do të zbatohet në shkollat ​​e mesme dhe licet.

Ky vendim i qeverisë u mor pas një rritje të ndjeshme të rasteve dhe presionit të madh që koronavirusi tani po krijon në Sistemin Kombëtar të Shëndetit.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias prezantoi situatën në Greqi dhe u informua për ecurinë e pafavorshme të pandemisë që mbizotëron në të gjithë Evropën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *