Rritja e infektimeve me Covid-19 / Mjeku i njohur tregon gabimet dhe ‘fajtorët’

13:24 27/08/20202min163
unnamed

Mjeku i njohur, Kita Sallabanda ka folur mbi situatën në cilën ndodhet vendi ynë prej Covid-19, ndërsa ka theksuar se gjendja nuk është shumë shqetësuese.

Sipas tij, rritja e rasteve ka të bëjë me rritjen e numrit të testimeve, por edhe me papërgjegjshmërinë e qytetarëve.

“Ne kemi shifra shumë të ulëta në krahasim me pakujdesinë që ka popullsia shqiptare. Nuk janë të ndërgjegjshëm qytetarët.

Për shifrat që kemi mendoj se jemi mirë. Është e vërtet se është shtuar në muajin gusht, kjo vjen se janë shtuar dhe testimet.

Do të kemi shtim të infektimit por nuk ka agresivitet. Shifrat në krahasim me popullatën janë në favor të njerëzve se duhet të ishin shumë më tepër.

Testimet nuk shërojnë. Kjo është një gjë shumë e qartë dhe nuk mund të bëhet politikë me këtë gjë. Ata na bëjmë të zbulojmë raste. Kemi dy gjëra të mëdha testimet dhe gjurmimet.

Lehtësimi i masave në Shqipëri duhet të ishte bërë në mënyrë më graduale. Duhet distancim fizik dhe jo social”, tha ai për Report tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto