Rriten vdekjet nga virusi në Maqedoninë e Veriut, ja rastet e reja

17:55 28/08/20201min146
covid19-696x392

Ndryshe nga Kosova, Maqedonia e Veriut ka pasur rritje të rasteve me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit rezulton se 5 pacientë kanë vdekur dhe 159 persona të tjerë janë testuar pozitivë me virus.

Autoritetet shendetesore kanë kryer 2018 testime, ndërsa vatra me e nxehtë vazhdon të jetë Shkupi me 45 raste të reja, më pas është Kumanova me 26 raste.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2018 mostrave.

Viktimat janë një pacient nga Shkupi, dy pacientë nga Dibra, një pacient nga Kërçova dhe një pacient nga Demir Hisari.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me Covid-19 ka arritur në 590, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë diagnostikuar gjithsej 14163 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto