Rriten shpresat për vaksinën kundër Covid-19, vaksina eksperimentale kineze prodhon përgjigje imune

15:47 16/10/20201min152
vaksina-1-696x392

Shpresat për të dalë një vaksinë Covid-19 u rritën përsëri sot pasi një vaksinë kineze eksperimentale prodhoi një përgjigje imune.

Çdo vullnetari që iu dha një dozë e dyfishtë e vaksinës së firmës shtetërore, vaksina Sinopharm, krijoi antitrupa kundër SARS-CoV-2, koronavirusit që shkakton Covid-19.

Në teori, kjo do t’i mbrojë njerëzit nga infektimi përsëri në të ardhmen, ose të paktën t’i ndihmojë ata ta kalojnë virusin në gjendje të lehtë. Por kjo nuk është provuar nga shkencëtarët akoma, pasi vaksina është injektuar në më pak se 1.000 pjesëmarrës.

Aktualisht janë 200 vaksina në proces prodhimi në mbarë botën. Procedurat po zhvillohen me shpejtësi.

Megjithatë, shkencëtarët për Shoqatën Mbretërore Britanike thonë se edhe nëse vaksina do jetë efikase, do të duhet të paktën gjashtë muaj deri në 1 vit për procesin e vaksinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *