Rriten shpresat e mëdha dhe është një ndër kandidatët kryesorë botërorë/ Vaksina e Oksfordit po funksionon në mënyrë perfekte, çfarë zbulon studimi i fundit: Ndërton…

13:20 24/10/20203min95
auto_vaksina1600159971

Lajmi vjen dy ditë pasi një mjek në Brazil ndërroi jetë pasi ishte bërë pjesë e testeve klinike të vaksinës. Mediat britanike shkruajnë se vaksina kundër Covid-19 që po zhvillohet në laboratorët e Universitetit të Oksfordit po funksionon në mënyrë të përsosur dhe ndërton imunitet të fortë ndaj virusit, tregon një studim i fundit. Sipas ekspertëve, ajo po jep rezultatet e dëshiruara.

“Shpresa të mëdha qëndrojnë tek kjo vaksinë, e cila është një ndër kandidatët kryesorë botërorë”, shkruan Daily Mail.

Megjithatë drejtuesit e Astra Zenekës thanë se atij nuk i ishte injektuar vaksinë, por substanca jo aktive ndaj virusit që synonin nxitjen në mënyrë natyrale të sistemit të tij imunitar, një eksperiment që i shkoi keq.

Tani shkencëtarët që po mbikëqyrin fazën e tretë dhe vendimtare të testeve klinike të kësaj vaksinë, thonë se vaksia u ka krijuar imunitet të mjaftueshëm personave që e kanë aplikuar, për të mbrojtur organizmin nga infektimi me Covid-19.

Në dallim nga vaksinat e zakonshme që kanë si parim injektimin e varianteve të dobësuara të virusit ose sasi të pakta, produkti i zhvilluar në laboratorët e Oksfordit nxit reagimin e sistemit imunitar duke i injektuar sasi të mëdha të të njëjtës proteine që mbështjell COVID-19.

Kjo metodë, sipas shkencëtarëve e gënjen sistemin imunitar duke e mbajtur gjithë kohës aktiv, pasi vetëm në këtë mënyrë e neutralizon në kohë koronavirusin kur prek qelizat për të shmangur infektimin.

“Tani studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Bristol kanë zbuluar se kjo teknologji e guximshme funksionon për koronavirusin, ashtu si ka funksionuar për viruse të ngjashëm në të kaluarën.”, vijon Daily Mail.

Vaksina e Oksfordit po zhvillohet në bashkëpunim me firmën farmaceutike Astra Zeneka.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto