Rriten raste me Covid-19/ Londra në izolim të plotë?

18:25 28/09/20202min126
Britani-696x478

Qeveria britanike po mendon për kufizime më të ashpra në Angli për të trajtuar valën e dytë të shpërthimit të koronavirusit, ndoshta duke ndaluar më shumë shoqërizime ndër-familjare, tha të hënën ministrja  e Shëndetësisë.

“Ne nuk duam të sjellim kufizime të reja, por natyrisht kemi një vëzhgim të vazhdueshëm se çfarë po ndodh me normën e Covid”, tha Helen Whately për Sky News. “Ne po shikojmë se çfarë mund të jemi në gjendje të bëjmë.”

Gazeta Times raportoi se ministrat po përgatiteshin të zbatonin një izolim të plotë shoqëror në pjesën më të madhe të Anglisë veriore dhe potencialisht në Londër. Gazeta tha se të gjitha pubet, restorantet dhe baret do të urdhërohen të mbyllen për dy javë.

E pyetur në lidhje me raportin e Times, Whately tha se vendi është në një pikë vërtet serioze dhe se Covid-19 duhet të vihet nën kontroll. Ajo nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi raportin se pub-et do të mbyllen.

“Ky është momenti kur kemi një mundësi, kemi një zgjedhje për vendin; ta rimarrim këtë përsëri nën kontroll,” tha Whately. “Ne duhet t’i thyejmë këto zinxhirë të transmetimit”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto