“Rrëmbimi” i avionit dhe arrestimi i gazetarit, BE merr masat ndaj Bjellorusisë

15:41 24/05/20211min158
-800-0-60abba2859daa

BE po shqyrton disa sanksione për t’iu kundërpërgjigjur Bjellorusisë për aktin e uljes së avionit të Ryanair dhe arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich.

Sipas Financial Times, në Samit BE po shqyrton të ndalojë kompaninë ajrore bjelloruse ‘’Belavia’’ të zbarkojë avionët në çdo vend të BE.

Po ashtu synohet që zona ajrore e Bjellorusisë të shpallet e pasigurt në mënyrë që asnjë mos ketë fluturime mbi të së në rastin e Ryanair që u nis nga Athinë dhe destinacion kishte Lituaninë.

Gjithashtu nuk do të shpëtojnë as zyrtarë të lartë të Bjellorusisë të cilëve do u ndalohet hyrja në BE si dhe do i ngrihen asete në vendet europiane.

Nga ana tjetër liderja e opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tichanovskaya ka kërkuar që të bllokohet e gjithë zona ajrore e vendit të saj pas aktit të arrestimit të gazetarit kritik i cili rrezikon shumë në Minsk përballë qeverisjes së Lukashenkos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto