Rrëfimi tronditës/ Flet gruaja që thirri “Rama ik” para Kuvendit: Më dhunuan keq, e kam trupin plot hematoma!

17:35 05/10/20203min209
violeta-gecaj-780x405-1-696x361

Në përfundim të seancës së sotme plenare, teksa Kryeministri Rama po fliste për gazetarët, disa të bërtitura nisën të dëgjohen nga jashtë Kuvendit.

Ishte pikërisht një grua që shprehte mospëlqimin e saj për Kryeministrin duke thënë: “Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi”.

Por, Rama nuk e ndërpreu në asnjë moment fjalën e tij para gazetarëve ndërsa ndërhyri menjëherë garda për ta larguar nga ambientet jashtë Kuvendit.

Ndërsa, Kryeministri vijoni të deklaronte me qetësi se i ka mbetur pa përgjigje pyetja se çfarë borxhi i kanë më shqiptarët Ilir Metës.

Gruaja në fjalë quhet Violeta Gecaj, e cila në një lidhje të drejtpërdrejt për televizionin ‘FaxNews’, ka deklaruar të dhëna tronditëse për shoqërimin e saj në komisariat.

Sipas saj policët e kanë dhunuar duke i lënë shenja në trup.

Në momentin që ajo ka dashur t’i denoncojë, komisariati nr.1 në Tiranë nuk e ka pranuar deponimin e saj si dhe ka penguar kryerjen e mjekësisë ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

“Janë jashtë çdo lloj rregulli jashtë çdo lloj profesionalizmi. I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit. Unë protestova për hallet e mia ekonomike, jemi të papunë, jemi të pastrehë, kam qeranë pa paguar dhe mund të më nxjerrë pronari jashtë. Kam një fëmijë të aksidentuar të cilin më duhet ta operojë. Kam shkrujt në portalin e bashkëqeverisjes, kam shku te zyra e punës, por askush nuk më jep zgjidhje. Pse duhet të shoqërohesh dhe të dhunohesh kur po flet dhe proteston për hallet e tua ekonomike. Në komisariatin numër 1 nuk më marrin dëshminë për dhunën që kanë ushtruar policët e shtetit. Pse unë thashë Rama ik më kanë marrë dhe më kanë tërhequr zvarrë, gjithë Tirana e ka parë këtë”.- tha në rrëfimin e saj tronditës, znj. Gecaj.

Për më tepër shikoni videon e momentit në fjalë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto