Rrëfimi i dhimbshëm i gruas së njërës prej viktimave të djeshme në minierë / ‘Kam frikë të dalë nga shtëpia prej borxheve’

14:02 30/10/20203min87
Screenshot_1-134

Një ndër tre familjet që humbën të afërmit e tyre një ditë më parë në një galeri miniere në zonën e Selishtës në Dibër ishte edhe familja Rushiti nga Bulqiza.

33 vjeçari, Rexhep Rushiti, mbeti i bllokuar bashkë me inxhinierin, Ismail Hoxha dhe kolegun tjetër, Fatos Çesku.

Por, dhimbja në familjen Rushiti është shumë e madhe, pasi brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të saj, të cilët punonin me mineralin e kromit.

Njëri nga vëllezërit e Rexhepit dhe nëna e tij humbi jetën teksa punonte në seleksionimin e kromit, ku u shtyp nga një mjet i rëndë, ndërsa në fund ishte Rexhepi, të gjithë punonin në të zezë.

Dhimbja në këtë familje është shumë e madhe pasi bashkëshortja dhe tre fëmijët kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Irena Rushiti, gruaja e Rexhepit, thotë se nuk ka asnjë mundësi ekonomike të mbajë fëmijët.

Në portofolin e të ndjerit është gjetur vetëm libreza e energjisë elektrike dhe asnjë lekë në të.

“Po u tregoj portofolin e ish-kunatit tim, që e kishte bosh portofolin, dritat që në muajin Qershor nuk i kanë paguar. Ka frikë të dalë nga shtëpia”, u shpreh kunata e të riut.

Edhe të afërmit kërkojnë ndihmën e instancave shtetërore që fëmijët jetim të mos ndjejnë urinë e bukës, pasi tashmë nuk kanë asnjë lloj të ardhure.

Familjet Hoxha në Dibër, Rushiti e Çesku në Bulqizë kanë hapur dyert e mortit, ku edhe pse në situatë pandemie, presin ngushëllime nga rrethi i ngushtë familjar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto