Rrëfehet si asnjëherë më parë Sali Berisha: Udhëtimi në politikë ishte jashtë çdo imagjinate, veç për këtë gjë isha i bindur

21:25 26/10/20203min80
Berisha-Sali-696x385-1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se nuk ka pasur aspak si qëllim të merrej ndonjëherë me politikë.

Berisha tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do jetonte ndonjë herë në liri. Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se hyrja e tij në politikë lidhet me lëvizjen studentore, e cila bëri të mundur revolucionin e Dhjetorit 1990.

“Kurse udhëtimi im në liri është një udhëtim jashtë çdo imagjinate. Unë kurrë ndonjëherë nuk kisha ëndërruar se do merresha me politikë. Por për hir të së vërtetës edhe në vitin 1990 ndonëse unë kisha filluar të shkruaja, të shfrytëzoj çdo mundësi  për të shprehur mendimet e mia, përsëri isha i bindur se një ditë lirie nuk do shihja në jetën time.

Unë iu përkisja atyre që nga dëshpërimi mendoja se ne jemi të ndëshkuar të mbetemi kurba e Adriatikut. Udhëtimi im në politikë është një udhëtim jashtë imagjinate.

Dhe këtë e bën të mundur revolucioni i Dhjetorit 1990, lëvizja studentore me të cilët unë pata fatin e bardhë të bashkohem dhe të vazhdoj atë rrugë në këto 3 dekada, në një udhëtim jashtë imagjinatës sime”, deklaroi ish-kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto