Burri përdori grushtet gjatë sulmit ndaj gruas dhe e godiste atë sa herë që ajo i afrohej. E revoltuar me sjelljet e mashkullit, gruaja u hakmor me grushte dhe pantofla në një moment, transmeton Telegrafi.

Ajo që ishte edhe më shqetësuese ishte fakti se vetëm një grua u përpoq të parandalonte përballjen e tyre, ndërsa të tjerët qeshën, komentuan dhe filmuan gjithë ngjarjen.

Rrahja e turistëve të cilët erdhën në Mal të Zi nga një prej vendeve në rajon, u publikua në faqen e Instagram “Podgorica Time Machine”. Siç thuhet në komentet nën video, ka të ngjarë të jenë turistë nga Serbia dhe Bosnja. /Telegrafi/